Qeveria në seancën e sotme rishikoi dhe miratoi informacionin në lidhje me sjelljen e strategjisë kombëtare për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla për vitet 2018-2023.
“Strategjia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme definon kornizë për bashkëpunim mes anëtarëve të sektorit publik dhe privat dhe shoqërisë qytetare, me qëllim që të mbështetet zhvillimi i ndërmarrjeve”, thonë nga qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga qeveria shtojnë se strategjia për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla është përgatitur në pajtim me Aktin për ndërmarrje të vogla të Bashkimit Evropian./Telegrafi/