Telegrafi

Maqedoni, të shtunën rikthehen reshjet e shiut

Reshjet të shiut të së hënës kanë shkaktuar dëme materiale dhe vërshime në disa rajone të vendit. Më e prekur ishte Kumanova, ku u rrit dukshëm niveli i ujit të lumit, shtrati i të cilit është në ndërtim e sipër, si dhe komuna e Likovës.

Qytetarët e këtyre vendbanimeve kanë njoftuar për dëme tek detelinat dhe kulturat e drithërave. Nga Qendra për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se zonat më kritike janë pjesa perëndimore e vendit, zonat e lumit Vardar dhe zonat e lumit Treska. Na kjo qendër thonë së në rast të ndonjë fatkeqësie të parat që duhet të reagojnë janë Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale.

Sipas njoftimeve të Enti Hidrometeorologjik, reshje të shiut pritet të ketë gjatë fundjavës.

“Gjate ditës së nesërme reshjet do të jenë më të pakta në rajonet malore, ndërsa reshje me intensive të shiut presim te kemi këtë të shtunën. Reshjet do të jenë relativisht të fuqishme edhe gjatë ditës së diel ndërsa në orët më të vonshme të pasdites, intensiteti i tyre do të bie”, u shpreh Boris Sekiraski, sinoptikan.