Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 28-të miratoi disa masa antikrizë për racionalizimin e shpenzimeve në sektorin publik.
Me këto masa është paraparë që institucionet t’i zvogëlojnë shpenzimet për shërbime dhe mallra për 10% dhe të dërgojnë propozim për racionalizim të shpenzimeve në Ministrinë e Financave deri më 21 mars.
Masat për racionalizim ndalojnë fillimin e procedurave për furnizim për mobilje dhe automjeteve, përveç për aktivitetet e domosdoshme për punë në institucion.
Qeveria po ashtu i obligoi shfrytëzuesit e buxhetit dhe personat juridik të krijuara nga shteti që për 50% t’i zvogëlojnë mjete për sponsorim dhe reklama.
Sipas njoftimit të qeveria, po ashtu zvogëlohet numri i udhëtimeve zyrtare dhe të ulet numri i anëtarëve të delegacioneve gjatë udhëtimit jashtë./Telegrafi/