Në Kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë në të cilin duhet të zgjidhet lideri i ri, me siguri, do të ketë vetëm një kandidat, edhe pse propozimi për kandidatët ditën e premte duhet të shqyrtohet në seancën e Këshillit të LSM-së.
Për lider të sindikatës kanë konkurruar u.d. kryetar i LSM-së, Darko Dimovski, kryetari i AOGJSH-së, Pece Grujovski dhe kryetari i Sindikatës policore të Maqedonisë, Aco Antovski, por në seancën e Kryesisë së LSM-së u konfirmua se vetëm Dimovski i plotëson kriteret për kandidaturë.
Kryetari i AOGJSH-së, Grujovski pohon se i plotëson kushtet për kandidaturën, ndërsa javën e kaluar në konferencë për shtyp nga ana e një pjese të sindikatave të cilat e mbështesin Dimovskin, u theksua se Grujovski nuk e ka mbështetjen e nevojshme nga gjashtë degët e sindikatave.
Grujovski nuk pret se në seancën e Këshillit do të pranohet kandidatura e tij sepse dyshon në mallverzimet dhe në atë rast e sigurt është se do ta bojkotojnë Kongresin, dhe nëse pranohet kandidatura e tij, atëherë, siç thotë, në konsultim me sindikatat të cilat e mbështesin do të kërkojë shtyrje të Kongresit me qëllim që të qetësohen pasionet dhe të përgatitet programi.
“Lufta ime është vetëm sindikale. Nuk dua të bëj karrierë, dëshiroj ta parandaloj krimin në LSM. Jam i zhgënjyer nga fushata e zezë që e zhvillojnë kundër meje”, deklaroi Grujovski.
U.d.kryetari Dimovski deklaroi se është në udhëtim zyrtar jashtë shtetit dhe iu referua vendimit të sjell në seancën e Kryesisë së LSM-së.
“Në bazë të propozimeve, diskutimit dhe realizimit të kushteve në pajtim me kritereve, Kryesia e LSM-së në seancën më 25.10.2017 konfirmoi se vetëm propozimi i kandidatit për kryetar të LSM-së, i dorëzuar nga SUTKOZ me të cilin për kandidat për kryetar të LSM-së u propozua Darko Dimovski, i plotëson në tërësi kriteret e nevojshme për konfirmimin e propozimit për kandidat për kryetar të sindikatave të Maqedonisë”, thuhet në vendimin e Kryesisë së LSM-së./Telegrafi/