Telegrafi

Maqedoni, do të përdoret ilaç i ri për pacientët me leukemi kronike mieloide

20 pacientë nga Maqedonia me leukemi kronike mieloide (CML) për herë të parë do të kenë mundësinë për trajtim me një ilaç të ri, më specifik dhe më efektiv, ilaçin e gjeneratës së dytë “Nilotinib”.

Me këtë ilaç sigurohet trajtim më efektiv për pacientët me CML, veçanërisht për ata që nuk kanë një terapi të kënaqshme për trajtimin e linjës së parë me preparatin “Imatinib”.

Në këtë moment, 120 pacientë me leukemi kronike mieloide (CML) trajtohen në Klinikën Universitare të Hematologjisë, ndërsa mesatarisht 14 pacientë të rinj diagnostikohen çdo vit./Telegrafi/