Site icon Telegrafi

Maqedoni, të mërkurën Kuvendi voton për ministrat e rinj

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi caktoi seancë ditën e mërkurë në orën 11:00 për të shqyrtuar propozimin e rikonstruimit qeveritar.

Në propozimin që u shpall në web-faqen e Kuvendit është theksuar se anëtarë të Qeverisë janë: Zaev për ministër që do të udhëheq Ministrinë e Financave, Trajan Dimovski për ministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Goran Milevski për ministër të Vetëqeverisje Lokale, Hysni Ismaili për ministër të Kulturës dhe Naser Nuredini për ministër të Mjedisit Jetësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ministrinë e sapo formuar propozohet ministri aktual i Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Sadulla Duraku.

Lexo po ashtu Mickoski: Paratë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të vazhdojnë të shkojnë te Vice

Nga OBRM-PDUKM ndërrimin e ministrave e vlerësojnë si kozmetikë./Telegrafi/

Exit mobile version