Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt takim mes ministrit teknik, Naqe Çulev dhe zëvendësministres teknike, Slavjanka Petrovska për t’i sqaruar çështjet e hapura në funksionimin e ministrisë.
Pas këtij takimi, vijoi takim pune në përbërje më të gjerë, ku morën pjesë edhe zëvendësministri Agim Nuhiu, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe zëvendësdrejtori i BSP-së, Besir Deari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga MPB, për telegramin e automjeteve është rënë dakord që nëse ka ndonjë dyshim për keqpërodrim të automjeteve zyrtare, kjo duhet të vërtetohet në procedurë në Repartin për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së.
“Në të njëjtën kohë është konstatuar se në koordinim të ndërsjellë mes njësive organizative të bëhet edhe shpërndarja e autodromeve”, sqarojnë nga MPB./Telegrafi/