Dita e Republikës (2 gushti) këtë vit do të festohet të hënën (më 3 gusht). Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se e hëna do të jetë ditë jo pune.
Nga MPPS thonë se e hëna është ditë jo pune në pajtim me Ligjin për festat në RMV.
Nga Ministria të gjithë qytetarëve ua urojnë Ditën e Republikës.
Ndërsa theksojmë se e premtja (31 korrik – Dita e parë e Kurban Bajramit) ka qenë ditë jo pune për komunitetin mysliman./Telegrafi/