Telegrafi

Maqedoni: Të gjithë pacientët janë sëmurë pas kontaktit me persona të infektuar

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot është pyetur në lidhje me atë se si janë infektuar pacientët, që deri tani janë shtruar në spital.

Ai tha se të gjithë pacientët janë sëmurë pas kontaktit që kanë pasur me persona të infektuar, ose bartës të virusit në inkubacion.

“Për momentin të gjitha informacionet që i kemi për pacientët, tregojnë se kanë pasur kontakte me persona të sëmurë ose persona që nuk kanë qenë të infektuar, por bartës në fazën e inkubacionit. Në vendin tonë nuk ka të regjistruar të ashtuquajtur “pikë të nxehtë autentike”. Për të gjithë ka të dhëna se kanë qenë në kontakt me ndonjë të sëmurë”, tha Filipçe.

Mosha mesatare e 19 rasteve të fundit, nëse merret parasysh edhe 4-vjeçarja, sipas Filipçes është 40 vjeçare./Telegrafi/