Site icon Telegrafi

Maqedoni, do të furnizohen sasi plotësuese të testeve të shpejta antigjene për COVID-19

Qeveria në mbledhjen e sotme të 21-të e detyroi Ministrinë e Shëndetësisë të zbatojë procedurë për furnizim publik të testeve të shpejta antigjene për nevojat e institucioneve publike shëndetësore.

Siç kumtoi Shërbimi qeveritar për shtyp, furnizimi do të zbatohet me procedurë të negocimit pa shpallje të konkursit në pajtim me nenin 55 paragrafi (1) pika 6 nga Ligji për furnizimet publike, sipas të cilit kjo procedurë mund të zbatohet “nëse për shkak të urgjencës së skajshme, të shkaktuar si rezultat i ngjarjeve të cilat organi përgjegjës nuk ka mundur t’i parashohë, afatet për procedurat e tjera nuk mund të zbatohen”.

“Me qëllim të sigurimit të koordinimit të plotë lidhur me parandalimin e futjes dhe përhapjes së Koronavirusit Kovid-19 Qeveria solli konkludim të parashtrohet kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes, të lejojë sistemim shtesë të personave mjekësorë nga radhët e kësaj Ministrie për nevojat e institucioneve publike shëndetësore në shtet”, ceket në kumtesë.

Në bazë të rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse, në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e Protokollit për preventivë nga infektimi dhe kontrolli për menaxhim të sigurt me trupat e të vdekurve nga KOVID-19.

Në mbledhje është konstatuar edhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen shëndetësore, me qëllim që të vazhdojnë të vlejnë vendimet e miratuara me Dekrete me fuqi ligjore, si dhe për shkak të formimit të Komisionit nacional për imunizim.

“Komisioni nacional për imunizim do ta propozojë Programin për imunizim që e miraton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me plan dhe aktivitete për koordinim të punës së të gjitha subjekteve të përfshira në distribuimin e vaksinave dhe zbatimit të imunizimit. Komisioni nacional për imunizim do ta ndjekë gjendjen e përgjithshme me imunizimin, përfshirjen e saj, cilësinë e vaksinave dhe reagimet e padëshiruara nga vaksinat, do të kryejë njohje të punonjësve shëndetësorë dhe opinionit për nevojat dhe përparësitë e imunizimit, dhe do ta ndjekë rregullativën në sferën e imunizimit dhe implementimit të tij, si dhe rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë”, shtohet në kumtesën nga mbledhja qeveritare.

Krahas kësaj, Qeveria e konfirmoi edhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurimin shëndetësor me të cilin do të vazhdohet zbatimi, përshkrimi he dhënia e recetave në formë elektronike edhe pas skadimit më 31 dhjetor 2020, dhe rregullohen edhe çështje të tjera nga të drejtat e qytetarëve të mbrojtjes shëndetësore.

“Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë sot është konfirmuar edhe teksti i propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria e radiacionit, me të cilin do të rregullohet veprimi me materiale radioaktive dhe bërthamore, menaxhimi i sigurt me mbeturinat radioaktive dhe burime të shfrytëzuara të mbyllura radioaktive, dhe me të cilin emërohet Instituti për shëndet publik si operator për deponim të mbeturinave radioaktive.

Exit mobile version