Telegrafi

Maqedoni, do të formohet trup koordinues për personat me nevoja të veçanta

Në seancën e sotme të qeverisë, me propozim të zyrës së kryeministrit ministrat pranuan propozim-iniciativën për formimin e një trupi koordinues për të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Maqedoni.

Siç informojnë nga qeveria, ky detyrim del nga Konventa Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për mbrojtje të personave me nevoja të veçanta, që Maqedonia e ratifikoi në vitin 2011.

Përndryshe, qeveria sot mbajti seancën e 64 ku u miratuan edhe disa iniciativa tjera./Telegrafi/