Site icon Telegrafi

Maqedoni, do të formohet komision special për procedurat e dyshimta për punësim

Agjencia për administratë së shpejti do të formojë komisioni special për revizion të çdo procedure për punësim për të cilat ka dyshime, tha ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.

“Në komision do të kenë të drejtë të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës dhe të partive në pushtet, si dhe persona nga jashtë të cilët do të kenë mekanizma plotësues për kontroll për situata të tilla”, tha Mançevski.

Ai tha se nuk ka numër të sigurt se sa persona janë tërhequr nga vendet e punës nga ngjarjet të cilët në opinion u vlerësuan si nepotizëm dhe shtoi se pret edhe rezultate nga procedurat të cilat i zbaton Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

“Procesi është në rrjedh dhe ç’do ditë do të zgjerohet numri i personave të cilat do të tërhiqen”, tha Mançevski./Telegrafi/

Exit mobile version