Site icon Telegrafi

Maqedoni: Tatim-fitimi kapital do ta ulë tregtinë në bursë (Video)

Ndryshimet në politikën tatimore me çka do të tatimohen fitimet kapitale mund të ndjehen negativisht në tregtinë në bursë. Megjithatë, për kryetarin e Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev, është mirë që përveç për fitimet kapitale, tatim të paguhet edhe për normat e interesit për depozitat bankare, me çka shmanget diskriminimi.

“Tatim të fitimeve kapitale ka pasur edhe më parë, kjo nuk është hera e parë. Ajo që atëherë ishte pengesë, kur kishte tatim të fitimeve kapitale, nuk kishte tatim të depozitave si alternativë. Në këtë pjesë e shohim se është një zgjidhje e mirë, edhe pse teorikisht të gjithë do të donin të mos ketë tatim, por kështu është”, deklaroi Ivan Shteriev.

Përveç komunitetit të biznesit që e ngriti zërin kundër tatimit progresiv, edhe brokerat para dy muajve dolën me qëndrim se tatimi i dyfishtë do të ndikonte negativisht në qarkullimin e bursës. Qëndrimi i Ministrisë së Financave për tatimin progresiv është se në këtë mënyrë do të mblidhen më shumë para në arkën e shtetit. Në mënyrë plotësuese pritet që të reduktohet pabarazia në shoqëri dhe hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, i cili u thelluar pikërisht për shkak të taksës së sheshtë që e solli qeveria e mëparshme. Për reformën tatimore, parashikohet, përveç aplikimit të tatimit progresiv, të tatohen edhe fitimet kapitale, dividentët, të ardhurat bazuar në qiranë dhe fitimet nga lojërat e fatit, me një normë prej 15%./Alsat-M/

https://www.youtube.com/watch?v=QP8yxCVQme0

Exit mobile version