Telegrafi

Maqedoni, tani mallrat në vendkalimet kufitare do të procesohen më shpejt

Në takim do të shqyrtohen situatat dhe do të propozohen masa për shkurtimin e kohës dhe shpenzimeve gjatë kalimit të mallrave përmes vendkalimeve kufitare, kumtoi pres-shërbimi qeveritar për informim.

Krahas minsitrave resor dhe përfaqësuesve tjerë të Qeverisë, në takimin punues do të marrin pjesë drejtorët e Drejtorisë doganore, Policisë kufitare, Drejtorisë për siguri të radiacionit, Drejtorisë për ushqim, Inspektimit sanitar, Drejtorisë veterinare dhe ajo fotosanitare dhe të Byrosë për metrologji, si dhe përfaqësues të Asoaciacionit të sindikatave të pavarura të transportuesve dhe të odave ekonomike.