Takimet ndërmjet përfaqësuesve të partive politike parlamentare në kuadër të procesit “Jean Monnet”, do të mbahen në muajin mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto takime duhej të mbaheshin më 25 dhe 26 janar në shtëpinë e Jean Monnet në Paris, por u anuluan.
Sipas kryekuvendarit Talat Xhaferi, takimet u shtynë në mars në marrëveshje me eurodeputetët që i kanë iniciuar këto takime ndërmjet pushtetit dhe opozitës.
Arsyeja e shtyrjes së takimit ka të bëjë me bisedimet për çështjen e emrit, pra këto takime të mos mbahen në kontekst të bisedimeve, por t’i jepet ende hapësirë edhe OBRM-PDUKM-së për konsolidimin e saj pas zgjedhjeve të brendshme në këtë parti politike./Telegrafi/