Telegrafi

Maqedoni, suksesi i reformave do të vendoset për kontroll në takimin e ardhshëm të KSA-së në Bruksel

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt mbledhja e 42-të e Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE), të cilën e udhëhoqi zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, njofton Telegrafi Maqedoni..

Në takim u hapën temat aktuale lidhur me integrimet evropiane të vendit në lidhje me statusin e zbatimit të Planit 18, dinamikën e ardhshme dhe statusin e realizimit të reformave të duhura, misionet vlerësuese dhe detyrimet e që dalin pas konkluzioneve të tyre, aktivitetet për rrjedhën e skriningut shpjegues dhe sfidat me të cilat ballafaqohet struktura negociuese, si dhe revizioni i NPAA-së 2019-2021 dhe absorbimi i IPA-s.

“Në mbledhjen e parë këtë vit kërkova mobilizim në përgjithësi të administratës për realizimin e reformave, dhe ajo shtypje dha rezultate – Plani 18 po realizohet me dinamikën e pritur, ndërkaq institucionet japin optimumin e tyre” theksoi Osmani në fillim të seancës, pas së cilës iu referua realizimit të deritanishëm të reformave në fushat kyçe: reforma në shërbimet e sigurisë, gjyqësorit, reforma në administratën publike.

Komiteti i Punës për Integrime Evropiane (KPIE) paraqet trupin më të lartë administrativ të Qeverisë në të cilën anëtarësohen Sekretarët Shtetëror të Ministrive, kryesuesit e nën komiteteve, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane./Telegrafi/