Site icon Telegrafi

Maqedoni, studim për ngrohje optimale dhe sigurim të ujit të ngrohtë sanitar në Shkup

Shfrytëzim i plotë i sistemit qendror të ngrohjes me ujë të nxehtë në Shkup do të kontribuojë për zvogëlimin e çmimit të shërbimit për shfrytëzuesit për rreth 25%, do të mundësojë zhvillim të prodhimtarisë kogjenerative të energjisë së ngrohjes dhe elektrike dhe rritjes së përdorimit të gazit natyror, kurse njëkohësisht do të thotë edhe zvogëlimi i ndotjes, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

‘Lëndë e studimit është analiza krahasuese mes 12 mënyrave të ndryshme të ngrohjes, që janë të përshtatshme ose tashmë janë në Shkup dhe në mjedise të tjera urbane. Rezultatet nga analiza tregojnë avantazh krahasues të sistemit të centralizuar të ujit të ngrohtë për ngrohje, i cili është i zgjeruar dhe ka mundësi për përhapje shtesë në pjesë të caktuara të qytetit. Atje ku është më i vogël konsumi i ngrohjes janë edhe sisteme të tjera për ngrohje me kondicioner inverter, me pompa të ngrohjes dhe kaldaja me gaz për objekte të veçanta’, deklaroi Risto Fillkovski nga Fakulteti i Makinerisë.

Konstatin Dimitrov nga MACEF theksoi se në studim është përpunuar edhe problemi me furnizimin e centralizuar për përgatitje të ujit të ngrohtë sanitar, përmes të cilit mund të zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike.

Në studim ka prpozim koncept për zhvillim të strukturës për ngrohje në Shkup të përbërë nga plani afatshkurtër, afatmesë dhe afatgjatë duke i pas parasysh investimet e nevojshme për realizim. /Telegrafi/

Exit mobile version