Studentët e Maqedonisë që përgatiten për të qenë kuadër i ardhshëm arsimor në shkollat fillore të vendit pritet që të përfitojnë një bursë studimi prej 6000 denarëve për muaj (100 euro).
Studentët do ta përfitojnë këtë bursë që në vitin e parë studimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi për një bursë të këtillë është marrë në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë. Kjo masë pritet të realizohet me qëllim të rritjes së cilësisë së kuadrit arsimor për shkollat fillore./Telegrafi/
*Foto Ilustrim