Specialistët e stomatologjisë ende nuk kanë marrë pagat, të cilat ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ua premtoi si kompensim për punën e tyre. Burimet financiare iu premtuan t’i pranonin ato nga muaji shtator, duke konsideruar pagën nga muaji tetor. Specialistët thonë se ata vazhdimisht u kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave që të miratojnë fondet, por “ata thonë se, e kalojnë vazhdimisht topin me njëri tjetrin.
“Në Ministrinë e Shëndetësisë na thanë se dokumentet iu dërguan Ministrisë së Financave dhe se puna do të përfundojnë shpejt, në mënyrë që të nënshkruajmë kontratat. Pas thirrjes së fundit në Finacit, të cilët e dinin se kush ishin në radhë, na thanë se nuk morën asnjë dokument nga Ministria e Shëndetësisë”, thonë specialistët e stomatologjisë për televizionin “Nova”.
Specialistët në stomatologjisë theksojnë se ata rregullisht i përmbushin detyrimet e tyre të punës dhe se ende nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë paraparë fonde për stomatologët specialistë dhe se po presin miratimin e Ministrisë së Financave.
Nga atje shtojnë se për stomatologët specialistë janë paraparë fonde edhe me buxhetin e vitit 2019 dhe se do të paguhen edhe vitin tjetër./Telegrafi/