Telegrafi

Maqedoni, sot zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet lokale

Sot zyrtarisht në Maqedoni fillon fushata për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit. Edhe pse më herët partitë politike kanë filluar parapërgatitjet e tyre zgjedhore, dje kandidatët komunal kanë nënshkruar kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sonte në Pallatin e Kulturës në Tetovë, Teuta Arifi do të prezantojë fushatën e saj zgjedhore. Poashtu edhe mbrëmë, Lëvizja Besa, ka mbajtur konventën e parë të partisë në prag të zgjedhjeve lokale, ku janë prezantuar kandidatët për kryetarë komunash. Nga ana tjeter Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) para tre ditëve ka prezantuar kandidatet e saj që garojnë në zgjedhjet lokale. Aleanca për shqiptarët do të fillojë fushatën nga Tetova.

Ne kampin politik maqedonas, OBRM-PDUKM sonte ka hapjen e fushatës politike duke filluar nga Ohri, ndërsa LSDM ka paraqitur mbrëme kandidatët e saj. Fushata do të zgjasë deri më 13 tetor. Heshtja zgjedhore fillon më 14 tetor, ndërsa zgjedhejt lokale mbahen më 15 tetorë. /Telegrafi/