Telegrafi

Maqedoni, sot votojnë të burgosurit dhe personat me nevoja të veçanta

Sot, një ditë para zgjedhjeve të 15 tetorit, të drejtën e votës së tyre mund ta zbatojnë 1.882 persona, edhe atë, personat në shtëpitë-ndëshkimore korrigjuese dhe personat të cilët janë në burg, nëntë persona të zhvendosur, si dhe të pafuqishmit dhe të sëmurit të cilët kanë kërkuar atë nga komisionet zgjedhore komunale.

Votimi fillon në ora 07:00 të mëngjesit. Përndryshe, votimi fillon të dielën – 15 tetor, në po të njëjtin orar si sot dhe do të zgjasë deri ora 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.644 votues./Telegrafi/