Telegrafi

Maqedoni, sot vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë

Fillon java e tretë e punës e mbledhje së 104-t të Kuvendit për riokonstruim të Qeverisë. Deputetët sot do ta vazhdojnë debatin për Propozimin për zgjedhje të anëtatëve të Qeverisë të jenë Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiri, ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova, ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Të premten debati për zgjedhje të ministrave të rinj u ndërpre në orët e mbrëmjes, ndërsa kryetari i Kuvendit paralajmëroi se ajo do të vazhdojë sot në mesditë.

Debati për zgjedhje të ministrave të rinj vazhdon, pasi që pas debatit dhjetëditor u shkarkuan ministrat nga Alternativa, i Shëndetësisë Bekim Sali, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe ministri pa resor për diasporë, Xhemail Çupi.

Në mbledhjen e 104-t pas zgjedhjes së ministrave, duhet të diskutohet dhe votohet për shkarkim të pesë zëvendësministrave dhe të emërohen të rinj.