Në Kuvendin e Maqedonisë sot seancë do të mbajnë Komisioni Legjislativ dhe Komisioni për Kulturë.
Në agjendën e Komisionit Legjislativ, janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për standardet e studentëve, për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kreditë konsumatore, kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të gjitha në lexim të dytë.
Anëtarët e Komisionit për Kulturë do të diskutojnë mbi propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, edhe kjo në leximin e dytë./Telegrafi/