Sot skadon afati për aplikim në konkursin publik për “masa 3” të fondeve nga programi IPARD e cila ka të bëjë me investime në mjete materiale në përpunimin e marketingut të bujqësisë dhe peshkatarisë.
Me konkursin publik mundësohet që ndërmarrjet e vendit dhe shitoreve bujqësore të investojnë në hapjen e kapaciteteve përpunuese dhe mjeteve. 50 për qind e mjeteve të investimeve do të jenë në financim, gjegjësisht financimin e mjeteve me kërkesë individuale do të ndahen si mjete ndihmëse të pakthyeshme.
Në “masën 3” të programit IPARD në shërbim do të jenë 13.2 milionë euro.
Sipërmarrësit bujqësor kanë edhe 10 ditë që të përgatisin aplikimin për “masën 1” “Investimet në mjete materiale të sipërmarrësve bujqësor”. Afati për këtë masë skadon më 9 shkurt./Telegrafi/