Zv.kryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, sot në Qeveri do të organizojë pitje solemne me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip (22 nëntori), ku do të shënohet 109 vjetori i Kongresit të Manastirit.
Siç njoftojnë nga Sekretariati për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të arsimit nga Shqipëria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Delegacion qeveritar pasdite do të vizitojnë Muzeun e Alfabetit në Manastir, ku do të hapet ekspozitë e portreteve të delegatëve të cilët para më shumë se një shekulli morën pjesë në Kongresin e Manastirit.
Shënimi i Ditës së Alfabetit do të përfundojë në Qendrën për Kulturë në Manastir./Telegrafi/