Telegrafi

Maqedoni, sot promovohet analiza për arsyetim ekonomik të kontesteve të vogla

Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, në kuadër të programit ‘Përmirësimi i cilësisë së Drejtësisë në Maqedoni përmes ndërtimit të kapaciteteve për gjykatës dhe monitorimin e reformave gjyqësore’, sot do ta promovojë analizën e shpenzimeve dhe përfitimeve ‘Arsyetimi ekonomik i kontesteve me vlerë të vogël’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo analizë, siç citon Qendra, ofron vlerësimin e shpenzimeve në ngarkim të buxhetit shtetëror dhe shpenzimeve në ngarkim të (taksave gjyqësore dhe shpenzimeve të avokaturës) që janë të lidhur me kontestet me vlerë të vogël.

Programi përkrahet nga Ambasada Britanike në Shkup, njofton AIM. /Telegrafi/