Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vitin 2019, për arritjet më të larta në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe fusha tjera me interes publik në shtet.
Çmimi për arritje në shkencë do t’i jepet akademikut Ljupço Kocarev, ndërsa në fushën e artit dhe kulturës do t’i jepet aktorit Petar Mirçevski dhe artistit Dimitri Duracoski.
Sipas nenit 4 të Ligjit për çmime shtetërore, çmimi “11 Tetori” jepet për arritje të larta në shkencë, art, ekonomi dhe fusha tjera. Brenda një viti më së shumti mund të jepen pesë çmime.
Këtë çmim e ndan Bordi i çmimeve shtetërore, i përbërë prej kryetarit dhe 12 anëtarëve, të cilët shpallin konkurs dhe më pas marrin vendim./Telegrafi/