Site icon Telegrafi

Maqedoni, sot mbahet provimi i jashtëm i maturës shtetërore

Maturantët sot janë në provim të dytë të jashtëm në maturën shtetërore. Më së shumti kandidatë janë në testin e gjuhës angelze (13198). Në matematikë janë paraqitur 1356 nxënës, kurse në gjuhë gjermane 114. Në gjuhë frënge janë paraqitur 37 nxënës, 84 në estetikë dhe nga një kandidat në gjuhë ruse dhe filozofi.

Javën e kaluar maturantët ishin në testin e parë në gjuhën amtare.

Sipas llojit të arsimit, në maturën shtetërore në qershor marrin pjesë 6341 maturantë gjimnazistë, 8230 nga shkollat profesionale dhe 263 nga shkollat e arteve.

Mbajtja e provimeve mbahet në hapësira më të mëdha për shkak të kontrollit më të madh, ndërsa maturantët që nuk do ta kalojnë sesionin e qershorit, mund të paraqiten në sesionin e gushtit, kurse provimet do të mbahen më 12 dhe 14 gusht./Telegrafi/

Exit mobile version