Site icon Telegrafi

Maqedoni, sot marsh alpinist për Ditën evropiane të flamurit

Me rastin e Ditës evropiane të flamurit 2016 sot do të mbahet marsh alpinist në Vodno, në organizim të Lëvizjes evropiane në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marshi do të fillojë para selisë së delegacionit të BE-së në Shkup, me ndërrim tradicional të flamujve të Maqedonisë dhe BE-së. Pjesëmarrësit e marshit pastaj do të nisen drejt majës së Vodnos, ku do të vendosen dy flamujt.

Është paralajmëruar pjesëmarrje e alpinistëve, aktivistë të Lëvizjes evropiane, nxënës me prindër, studentë, si dhe qytetarë të tjerë. Aktiviteti është pjesë e programit për shënim të Ditës së Evropës.

Përveç karakterit ceremonial, manifestimi ka për qëllim që ta afirmojë sportin dhe aktivitetet rekreative alpiniste. /Telegrafi/

Exit mobile version