Site icon Telegrafi

Maqedoni, sot jepet çmimi shtetëror “22 Nëntori”

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të ndahet çmimi shtetëror “22 Nëntori”.

Në orën 13:00 në Sallën e Kristaltë të Kuvendit Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori”, do ta ndajë çmimin shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2019 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fitues të çmimit “22 Nëntori” për vitin 2019 janë David Hosaflok, studiues, historian dhe
humanist, dhe Kimete dhe Adnan Agai, arsimtarë.

Exit mobile version