Telegrafi

Maqedoni: Skadon afati për regjistrimin e veturave “Euro 1”

Sipas kësaj drejtorie, deri tani në Maqedoni kanë hyrë dhe janë regjistruar 43 mijë vetura të vjetra. Drejtori i Doganës, Vanço Kargov tha se nuk po ndërpritet interesi i qytetarëve për importin e veturave të vjetra nga vendet e jashtme, pas uljes së tarifave për doganim dhe akciza, raporton agjencia e lajmeve INA.

Vendimi i Qeverisë për importin e veturave me standardin “Euro 1” skadon sot, mirëpo pas kësaj date vijon importi për veturat me standardin “Euro 2”.

Me këto masa të reja brenda një periudhe gjashtë mujore, kur edhe janë miratuar ndryshimet ligjore dhe lehtësuese, Qeveria ka arritur që të inkasojë mbi 30 milion euro. /Telegrafi/