Telegrafi

Maqedoni, s’ka punësim në shëndetësi nëse nuk je vaksinuar

Epidemia e Fruthit në vend nuk ka të ndalur. Për vetëm një javë në Shtip janë regjistruar 12 persona me fruth. Ata nuk janë fëmijë por personi të moshës madhore mbi 30 vjet.

Autoritetet në vend përveç që nuk do t’i pranojnë fëmijët e pavaksinuar në çerdhe dhe në shkollë, ata nuk do të punojnë edhe personat e pavaksinuar në shëndetësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse keni aplikuar për punë në shëndetësi do të duhet ta jepni kartonin tuaj të vaksinës për kontroll.

Epidemiologët secilën ditë bëjnë apel se vaksina është e vetmja metodë për mbrojtje nga kjo sëmundje ngjitëse./Telegrafi/