Telegrafi

Maqedoni, sistemi AKMIS ka funksionuar pa keqpërdorime në Gjykatën e Apelit, në rradhë është Gjykata Supreme

Kontrollimi i sistemit AKMIS në Gjykatën e Apelit në Shkup ka treguar se meanxhimi me regjistrat ka qenë ligjor, informoi sot gjykatësi Llazar Nanev, i cili është kryetar i komisionit për kontrollim të sistemeve për ndarje të lëndëve në gjykata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nanev paralajmëroi se gjatë ditëve të ardhshme do të kryhet kontroll i sistemit AKMIS edhe në Gjykatën Supreme dhe më pas do të dilet me një raport për gjendjen e konstatuar në gjykatat në lidhje me sistemet për ndarje të lëndëve.

Komisioni paraprakisht ka kryer kontroll të sistemit AKMIS edhe në Gjykatën Penale të Shkupit.

Kontrolli i sistemit AKMIS në tre gjykatat vjen pasi që në raportin e ekspertit gjerman Reinhard Priebe u theksua se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të mundshëm të këtij sistemi, i cili bën automatizimin e ndarjes së lëndëve te gjykatësit./Telegrafi/