Telegrafi

Maqedoni, sindikatat nesër protestojnë para Qeverisë

Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë dhe sindikatat tjera qytetare pranë Konfederatës së sindikatave të lira të Maqedonisë, nesër (8 qershor) do të organizojnë protestë para Qeverisë.

Vendimi për protestë u soll me arsyetimin se përpjekjet e sindikatave për të vendosur dialog me përfaqësuesit kompetent të ministrive dhe organeve shtetërore janë bllokuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sindikatat kërkojnë rritje të pagave në sektorin publik, Qeveria të heq dorë nga ideja për transferimin nga sektori publik në sektorin privat dhe të ndalohen punësimet në sektorin publik, të drejtën e K-15-tës ashti siç është në sektorin privat, respektim të plotë të ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive.

Protesta e nesërme fillon në orën 16:00 ndërsa na thirrje e protestës së sindikatave bëhet apel që të ketë masivitet për të bërë trysni për t’i realizuar kërkesat./Telegrafi/