Site icon Telegrafi

Maqedoni, Sindikata e policisë shpreh revoltën për Buxhetin e vitit 2018

Ndonëse qeveria premtonte jetë të re për të punësuarit në polici, kjo jo vetëm që nuk duket askund, por edhe me buxhetin e vitit 2018 nuk janë parashikuar mjete për përmirësimin e standardit të jetës së tyre, akuzuan sot në Marshin para Qeverisë, Sindikata e pavarur e policisë.

Ata iu drejtuan kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski duke i kujtuar se premtimet për dy rritjet e pagave prej 5% njëra në maj dhe tjetra në tremujorin e fundit të vitit, aspak nuk është realizuar.

“Nuk mund të ndodhë Ministri i financave në dy ditët e kaluara publikisht para qytetarëve ta tregojë atë që është përgatitur nga Qeveria si shumë parash që do shpenzohen në vitin 2018 dhe e gjithë ajo që shohim na prek në shpirt dhe krijon shqetësim të mundshëm te të gjithë të punësuarit në MPB”, tha Goce Dellçev, kreu i Sindikatës së pavarur të policisë.

Ai tha se është për tu tmerruar që në buxhetin për vitin 2018, të mos përmenden, në as edhe 1% për këtë kategori të të punësuarve, të cilët po e mbrojnë dinjitetin dhe po e mbrojnë gjithë rendin në këtë shtet. Të njëjtit u bënë thirrje Kryeministrit që ti kthejnë në vendet e tyre të punës gjithë policin e pylltarisë dhe policinë e burgut.

“Nuk janë ato kushedi çfarë implikime të mëdha financiare për buxhetin. Me mjete të pakëta mund të kënaqen kërkesat e kolegëve. Ne e përshëndesim vendimin e Qeverisë për rritje, nuk jemi kundër strukturave të caktuara në shtet si arsimi, shëndetësia, jemi të vetëdijshëm se kjo nuk mund të zgjidhet brenda natës, por shpresojmë dhe presim sjellje më korrekte”, tha Marjan Ristevski, Konfederata e organizatave sindikaliste./Telegrafi/

Exit mobile version