Disa ditë para fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, Sindikata e arsimit paralajmëron grevë për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre.
Arsimtarët të revoltuar për shkak të pagave të ulëta dhe reduktimin në kategorinë e rasteve sociale. Jakim Nedellkov, i pari i sindikalistëve, për Alsat deklaroi se i injoron kërkesat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shqetësuese për kreun e sindikatës është ikja e mësimdhënësve në vendet perëndimore për kushte më të mira jetese.
Protesta e parë është paraparë për 26 janar në Shtip./Telegrafi/