Telegrafi

Maqedoni, sigurohen mjete për furnizim urgjent të KGJO-së me inkubatorë

Janë siguruar mjete financiare për furnizim urgjent me inkubatorë për Klinikën për Gjinekologji-Obstetrikë (KGJO).

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 33-të mori vendim për ndryshim të radhitjes së mjeteve në pjesën e posaçme të konfirmuar me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, që të sigurohen mjete financiare për furnizim me inkubatorë përkatës në procedurë urgjente për Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, si dhe për një pjesë të institucioneve të tjera shëndetësore publike në shtet”, njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë./Telegrafi/