Site icon Telegrafi

Maqedoni, shumica e qytetarëve pa kulm mbi kokë janë meshkujt e moshës nga 40 deri në 60 vite

Nesër është dita ndërkombëtare e personave pa kulm mbi kokë dhe për këtë në Maqedoni kanë dalë statistikat e kësaj shtrese të shoqërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Maqedoni shumica dërmuese e njerëzve pa strehë mbi kokë janë meshkujt nga 40 deri në 60 vite shumica e të cilëve janë të divorcuar, të dëbuar nga shtëpia apo kanë mbetur të vetëm pasi nuk kanë fëmijë.

Një ndër arsyet se pse këta njerëz ngelen rrugëve janë: prishjen e marrëdhënieve familiare, për shkak të papunësisë, borxheve, hipotekave, dhunës por edhe në raste të ralla vërehet edhe ndonjë njeri që rrugën e ka zgjedhur si stile jetese./Telegrafi/

Exit mobile version