Site icon Telegrafi

Maqedoni, më shumë të vdekur se sa të lindur

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, gjatë vitit të kaluar janë evidentuar 10.866 fëmijë të sapolindur në vendet urbane, ndërsa 7.207 fëmijë janë nga fshatrat.

Më së shumti lindje ka rajoni i Shkupit me 39.6%, ndërsa më pak ka rajoni lindor me 6.6%. Rajoni i Shkupit zë vendin e parë edhe kur bëhet fjalë për personat e vdekur dhe kap 31% të të gjitha vdekjeve, ndërsa më pak ka në pjesën veri-lindore të vendit me 7.7%.

Shtesa natyrore e popullsisë është negative dhe në zonat urbane është -3,488 banorë, dhe në zonat rurale -898 banorë.

Nga numri i përgjithshëm i martesave, 6,975 ose 51,1% janë në zonat urbane, dhe 5,907 ose 45,9% janë në zonat rurale. Në zonat urbane janë 1005 divorce, pra 62,3%, ndërsa në zonat rurale 608, pra 37,7% e numrit të përgjithshëm të divorceve./Telegrafi/

 

Exit mobile version