Përfaqësues të organizatave qytetare, shoqata dhe platforma sot para Kuvendit kanë protestuar, me çka kanë kërkuar që Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi të miratohet në seancën e sotme.
Ata thanë se ligji për më shumë se tetë muaj është bllokuar në Kuvend dhe shtuan se me këtë Kuvendi ka treguar se qytetarët nuk i ka prioritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria e Maqedonisë propozim-ligjin për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi i miratoi në qershor të vitit të kaluar, dhe prej atëherë ka qenë në procedurë kuvendore.
Me ligjin e ri rregullohet parandalimi dhe ndalimi i diskriminimit, format dhe llojet e diskriminimit, procedurat për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe përbërjen dhe punën e Komisionit për parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Qëllimi i këtij ligji është të garantojë parimin e barazisë, parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. /Telegrafi/