Çmimi me pakicë i benzinës EURSUPER BS-95 nga mesnata do të rritet për 2.50 denarë, i EUROSUPER BS-98 për 3 denarë, ndërsa i EURODISEL (D-E-V) dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 2 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 66.50 denarë, ndërsa një litër i EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 68.50 denarë.
EURODISEL (D-E-V) do të shitet për 54.00 denarë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë për vajin ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 42.50 denarë për litër.
Për 2.55 denarë do të shtrenjtohet edhe mazuti M-1 NS dhe kilogrami do të kushtojë 29.351 denarë./Telegrafi/