Telegrafi

Maqedoni: Shtohet pagesa e rrymës me këste

Statistikat e EVN -Maqedoni tregojnë se deri tani janë firmosur rreth 1000 marrëveshje. Interesim më i lartë vërehet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, ndërsa Tetova dhe Gostivari i prijnë pagesës së borxheve me këste, të pasuar nga Kumanova dhe një pjesë e Shkupit.

“Interesimi gjithnjë e më tepër është në rritje, nëse kemi parasysh se për momentin është vala më e madhe e pushimeve vjetore. Në rritje është numri i qytetarëve të cilët firmosin marrëveshje për pagesë të borxheve me këste, pa kamata”, tha zëdhënësja e EVN-së Lençe Karpuzovska për Alsat-m.

Marrëveshjet për pagesën e borxheve për familje ofrohet me mundësi për pagesë deri në 6 këste, ndërsa për bizneset deri në 3, varësisht nga vlera e borxheve. Fushata e kësaj kompanie për pagesën e faturave të papaguara brenda një viti do të zgjasë deri në nëntor të këtij viti. /Telgrafi/