Telegrafi

Maqedoni, shteti synon tatime shtesë për personat fizik

Panik te qytetarët për shkak të tentimit për grumbullimin e më shumë parave me taksimin nëpërmjet TVSH-së për personat fizik të cilët kanë realizuar të ardhura vjetore mbi një milion denarë. Në praktikë, kjo do të thotë se secili qytetar që do të realizojë mbi një milion denarë prej qirave, kontratave autoriale, anëtarësim në këshilla mbikëqyrëse ka për obligim të regjistrohet si TVSH-obligues.

”Pritja ime është se mund të vjen deri te keqpërdorimi, gjegjësisht qytetarët do të gjejnë mënyra se si të evitojnë pagesën, me atë që do të bëjnë bartje të pronës, do të lidhin kontrata të ndryshme, me të cilat në fakt do të sigurojnë që të ardhurat nga qiratë të shkojnë në vende të ndryshme dhe me këtë nuk e plotësojnë kushtin për milionë denarë dhe ktheheni prapa në kategorinë e obliguesve tatimor të tatimit të të ardhurave personale” – tha për Alsat-M, Aleksandra Maksimovska, profesore universitare.

Qytetarët do të hasin në situatë delikate, meqë do të duhet të angazhojnë kontabilistë dhe të mendojnë vazhdimisht nëse do të mbërrijnë pragun prej një milionë denarësh, i cili është më i ulëti në rajon.

”Kur dëshirohet të krijohen të ardhura më të mëdha tatimore në formë të tatimit zakonisht ulet pragu, por duhet pasur kujdes që kjo të jetë e matur. Të jenë të përfshirë ata që faktikisht kontribuojnë me të ardhura tatimore, e jo ata që i ngarkojnë obliguesit tatimor me obligime administrative, e nga ana tjetër krijojnë të ardhura të vogla tatimore” – deklaroi Trajan Nikollovski, Shoqata e këshilltarëve tatimor.

Sipas ekspertëve, problem kryesor është ai se e gjithë kjo bëhet në fshehtësi dhe pa fushatë për informimin e qytetarëve. Gjobat për persona fizik që nuk do të regjistrohen si TVSH-obligues arrijnë prej 250 deri 375 euro.