Te shtatë adoleshentë të moshës 13 deri më 15 vjeçare janë shfaqur simptomë të helmimit nga ushqimi që kanë konsumuar në ushqimoren e Federatës së Futbollit të Maqedonisë-FFM, njoftojnë nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, të cilët janë informuar për këtë rast nga Qendra e shëndetit publik – Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ushqimi në fjalë ka qenë i siguruar nga ndërmarrja furnizuese “Forcashped”- Shkup, dega Gallakujna, vendbanimi Aerodrom. Objektet e kësaj dege janë mbyllur menjëherë dhe ndalesa do të zgjasë deri në siguriin e masave përkatëse epidemike – pastrim i përgjithshëm mekanik i hapësirave dhe pajisjeve, dizinfektim dhe kontroll sanitar-higjienik i të punësuarve.
“Nga gjithsej 54 fëmijë, tre trajnerë, një mjek, të gjithë këta persona që kanë konsumuar nga ushqimi i njejtë, 45 prej tyre janë ankuar për pengesa shëndetësore. Gjashtë nga fëmijët që kanë konsumuar ushqimin e njejtë nuk janë ankuar për simptomë. Të gjithë personat e pranuar në spital kanë deklaruar se gjatë ditës paraprake, më 9 gusht, kanë konsumuar drekë dhe darkë në hapësirat e FFM-së”, thuhet në kumtesën e Inspektoratit./Telegrafi/