Site icon Telegrafi

Maqedoni: Shpërtheu edhe një grevë, prej sot nuk ka certifikata të lindjeve, martesave apo vdekjeve

Rreth 500 punonjës të Drejtorisë së Librave Amë prej sot kanë nisur grevën. Kërkojnë paga më të larta.

Greva organizohet nga Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së librave amë. Sportelet për paraqitjen e kërkesave për lëshimin e certifikatave të lindjes, të martesave dhe certifikatave të vdekjeve nuk do të funksionojnë.

Greva është pasojë e hasjes për tre vjet në vesh të shurdhër të autoriteteve kompetente për rritjen e pagave të punëtorëve në shërbimet e librave amë, të cilat arrijnë në 14.500 denarë, që është më pak se paga minimale.

Ndërkaq greva sot ka vazhduar edhe në shkollat fillore dhe të mesme pas refuzimit që ia bënë qeverisë për rritje prej 12 për qind të pagave. Më herët protestuan punonjësit në posta, dhe disa shoqata të tjera paralajmërojnë protesta për rritje të pagave./Telegrafi/

Exit mobile version