Në gjashtë muajt e parë të krizës, 6.7 milion euro u shpenzuan në blerje emergjent për mbrojtje nga coronavirusi, tregon raporti nga hulumtimi i Qendrës për Komunikime Civile.
Me 2.2 milion euro, sipas shumës së kontratave të lidhura, udhëheq Ministria e Brendshme, e cila, siç tregohet në hulumtim, përbën një të tretën e vlerës së këtyre kontratave.
“-43% e vlerës së të gjithë tenderëve u përkisnin vetëm pesë kompanive, megjithëse gjithsej 186 kompani fituan një tender në lidhje me coronavirusin.
– Për 68% të marrëveshjeve të lidhura, institucionet shkelën detyrimin ligjor për të publikuar marrëveshjet brenda dhjetë ditëve nga nënshkrimi.
-Një në tre kontrata të blerjet publike në lidhje me coronavirusin ishte negociuar me vetëm një ofertues.
-Ka ndryshime të konsiderueshme në çmimet e maskave të blera, kostumeve dhe dorezave.
– Një pjesë e kontratave nuk përmbajnë një përshkrim të saktë të produkteve që u blenë, gjë që lë hapësirë për abuzime në zbatimin e kontratave”, thuhet në hulumtimin e Qendrës për Komunikime Civile./Telegrafi/