Telegrafi

Maqedoni, shpenzimet sjellin FMN-në

Delegacioni i FMN-së do të qëndrojë për shtatë ditë, ndërsa përshtypjet dhe vlerësimet e tyre do t’i japin në ditët e fundit të vizitës. Sipas projeksioneve buxhetore, Qeveria këtë vit planifikon të harxhojë 190 milionë euro më shumë nga të ardhurat e përgjithshme në buxhet.

Qeveria e Maqedonia disa muaj më parë para zgjedhore arriti të përfitojë kredinë prej 220 milionë eurove nga FMN-ja. Deri tani nuk dihet se sa nga këto para janë tërhequr nga arka e FMN-së dhe sa janë harxhuar. /Telegrafi/