Site icon Telegrafi

Maqedoni, shpallet thirrje publike për furnizim të shpejtë me maska mbrojtëse

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli Thirrje publike https://vlada.mk/node/21153 për furnizim të shpejtë me maska mbrojtëse me qëllim të pengimit të pasojave nga virusi korona COVID – 19 gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Në përputhje me thirrjen publike, maskat duhet të jenë për më shumë përdorime, të punuara nga 100% pambuk, pesha në gram: 140-160 gr/m² dhe ndryshim të dimensioneve gjatë larjes dhe tharjes (mbledhje) në 95ºC maksimum 5%, në bazë maksimum 1%.

Të drejtë në pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë të gjithë prodhuesit vendor të cilët i plotësojnë kushtet e thirrjes dhe atë:
– dërgim i së paku 2.000 maskave në ditë;
– dërgimi të bëhet gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, në lokacione të ndryshme në Shkup;
– çmimi për maskë të jetë maksimum 40 denarë, plus tatimi i vlerës së shtuar së maskave të punuara nga materiali për punë në pronësi të operatorit ekonomik;
– çmimi për maskë të jetë maksimum 25 denarë, plus tatimi i vlerës së shtuar së maskave të punuara nga materiali i siguruar nga Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– për materialin nga i cili punohen maskat mbrojtëse nevojitet të dorëzohet raport nga analiza e kryer laboratorike të lëshuar nga laborator i autorizuar, me ekzemplarë të maskës si shtojcë.

Operatorët ekonomik, ofertuesit në këtë Thirrje publike është e nevojshme t’i dorëzojnë këto dokumente:
– Dokumenti për veprimtari të regjistruar (formulari DVR),
– Raporti nga analiza e kryer laboratorike nga laboratori i autorizuar, për sa i përket kualitetit të maskave,
– Ekzemplarë nga maskat që do t’i dorëzojnë dhe
– Deklaratë e ofruesit se do të mund të bëjë dorëzimin e së paku 2.000 maskave në ditë.

Për aftësinë e ofertuesve vendos Komisioni i përbërë nga 5 (pesë) anëtarë nga radhët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati Gjeneral, Ministrisë së Sistemeve Politike dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët do të bëjnë vlerësimin e aftësisë së ofruesve në përputhje me kushtet e kërkuara në thirrje dhe do të propozojnë zgjidhjen deri te personi përgjegjës.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati Gjeneral, do të lidh marrëveshje me të gjithë ofertuesit të cilët i plotësojnë kushtet./Telegrafi/

Exit mobile version