Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, sot shpalli Konkursin për regjistrimin studentëve për trajnim profesional për nevojat e armatës.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që duan të bëhen pilotë ushtarak dhe që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve ‘të fituara 180 kredi’ dhe nuk janë më të moshuar se 28 vite, t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme deri më 1 gusht të vitit 2019 në akademinë ushtarake, Kazerma ‘Goce Dellçev'”, shkruan në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kandidatët potencial, precizohet, në procesin e përzgjedhjes, kandidatët do t’i nënshtrohen kontrolleve për gjendjen psikofizike, njohurisë së gjuhës angleze.
Më shumë informacione për këtë konkurs mund të gjeni në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, www.mod.gov.mk dhe Akademisë ushtarake www.ma.edu.mk./Telegrafi/