Site icon Telegrafi

Maqedoni, shpallen datat për mbajtjen e testimit ekstern

Mbajtja e testimit ekstern nga matura shtetërore në afatin e qershorit është publikuar nga Qendra Shtetërore për Provime dhe do të realizohet në katër termine, përcjell Telegrafi Maqedoni.

27.05.2017 – gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe dhe gjuhë turke,
10.06.2017 – gjuhë angleze, gjuhë frenge, gjuhë gjermane dhe gjuhë ruse,
12.06.2017 – matematikë,
14.06.2017 – estetikë, filozofi, kimi, fizik, biologji, histori dhe biznes.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime, gjysma e numrit të përgjithshëm nga kandidatët e paraqitur janë gjimnaz. Nga gjithsej 16426 kandidatë të paraqitur, në gjimnaz janë 8274, me arsim të mesëm profesional janë 7881 kandidatë dhe me arsim të mesëm artistik janë 271 kandidatë./Telegrafi/

Exit mobile version